Bushati përmend çështjen “çame”, në Athinë e quajnë gënjeshtar

Ministria e jashtme greke ka reaguar pas një fraze të përmendur nga ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati se “me palën greke po diskutohet edhe çështja “çame”. Ndonëse jo zyrtarisht mediat greke kanë shpërndarë një qëndrim të ministrisë së jashtme se çështja “çame” nuk ekziston për Greqinë.

Sipas medieve greke që citojnë të gjitha të njëjtin “burim diplomatik” një çështje e tillë nuk ka qenë pjesë e tryezës mes ministrave Bushati dhe Kotzias në Kretë dhe nuk pritet të jetë as gjatë negociatave të radhës në Shqipëri”. Sipas të njëjtave burime “deklaratat e ministrit Bushati nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në promovimin e një kursi të ardhshëm europian të Shqipërisë dhe as nuk ndihmojnë në dialogun mes dy vendeve”.

Loading...

Mediat greke shkruajnë se Athina ka vendosur një numër kushtesh për promovimin e kandidaturës shqiptare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me qëllim respektimin e të drejtave të pakicave në fusha të tilla si Himara. Më herët edhe opozita greke kërkoi një reagim të qartë nga ministria e jashtme helene për deklaratat e Ditmir Bushatit në lidhje me çështjen çame.

Loading...