Kurti: Kemi dy zhvillime të reja dhe dy propozime për gabim në hapa

Kreu i lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se përgjatë procesit të demarkacionit kemi siç tha ai dy zhvillime pozitive, raporton “Zëri.info”.

“Mund të themi që kemi dy zhvillime pozitive dhe dy propozime për gabim në harta. Zhvillimi i parë pozitiv është gatishmëria e Malit të Zi të bisedojë. Zhvillimin tjetër është gatishmëria e Thaçit për të pranuar gabime”, tha Kurti.

Loading...

Por Kurti tha se paralelisht me zhvillimet pozitive po bëhen edhe gabime në hapa andaj ai ka dhënë dy propozime për gabim në hapa.

“Paralelisht në këtë kemi dy propozime me gabim në hapa. Së pari duhet të bëhet ratifikimi i saj e pastaj të korrigjohet ky gabim në hapa dhe do t’i ndihmonte zhvillimet në hapa. Në këto dy kritere të mbetura, ne duhet doemos ta ratifikojmë marrëveshjen e demarkacionit e vetëm me me luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne mendojmë se luftimi i korrupsionit është proces ndërsa demarkacioni akt. Pse do duhej që një herë ta ratifikojmë demarkacionin e pastaj ta luftojmë korrupsionin. Le ta përmbushim një herë kriterin e krimit dhe korrupsionit e pastaj ta vëmë në rend dite edhe demarkacionin”, ka thënë ai.

Ai tha se është i domosdoshëm një debat parlamentar për raportin Bulliqi. Po ashtu tha se Kuvendi duhet të nxjerr një deklaratë për fqinjësi të mirë me Malin e Zi dhe për korrigjime të mëtejme të marrëveshjes.

Sipas tij kur po flitet për korrigjim e kanë fjalën për korrigjime minimale dhe jo ato për humbjen e territorit.

Loading...