MAFIA, KRIMINELËT DHE POLITIKA

Shkruan: Dr.Binak Maxharraj

Unë jam skeptik së Prokuroria dhe Policia e Kosovës mund të ia dalin që ti zbulojë vrasësit e O. Ivanoviqit, nga së pista e hetimit të krimit të organizuar shkon edhe ma larg deri në Beograd ku këta tanët nuk kanë qasje.

Loading...

Kjo është më së e qartë sepse sipas mendimit tim në këtë vrasje të antishqiptarit O. Ivanoviq ka dorë vetë shteti dhe politika serbe përmes Mafisë dhe bandave të instaluara në veri të Kosovës të drejtuara nga krimineli Millan Radojçiq me të cilin fshehtas është takuar edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj sepse Qeveria e Kosovës nuk do të mund të formohej pa ndihmën e këtij gjakpirësi, i cili edhe e kontrollon Listën Serbe, jo vetëm këtë por edhe dominon në veriun e Kosovës ku askush nuk guxon të lëvritë pa lejen e tij.

Ky Millan Radojçiqi është i lidhur dhe i ndikua drejtpërdrejtë nga politika dhe Qeveria e Beogradit. Siç tha edhe serbja Rada Trajkoviq këto ditë në Interaktiv ky Millan Radojçiq është tmerri i Veriut të Kosovës, por më te merr guximin të takohet vetëm Ramush Harajdinaj “Rambo” për interesat vetëm ata dy që i dinë.

Oliver Ivanoviqi është viktimë e Beogradit se i duhet kohë për ti filluar disa procese të reja në raport më Kosovën nga trysnia e madhe që po i bahet nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Është e qartë së në këtë krim nuk ka dorë Kosova nuk kanë dorë Shqiptarët. Kjo absolutisht është e saktë. Pse? Sepse siç dihet në agun e lirisë krimineli O. Ivanoviq në Mitrovicë si komandant kishte dhënë urdhër për vrasjen e 49 shqiptarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe pleq e fëmij, dhe se po në atë kohë kishte ba pastrimin etnik duke i dëbuar mbi 150 familje shqiptare në jug të Mitrovicës, të cilët hala nuk janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, por jetojnë si refugjat në qytetin e tyre. Pra, duke i ditur të gjitha këto me pas deshtë shqiptarët Ivanoviqin kanë mujtë me e vra në këto 18 vite të pas luftës, por se shqiptaret ashiqare nuk kanë qasje në këtë vrasje tregon edhe fakti së shqiptaret absolutisht nuk kanë qasje në atë zonë të rrezikshme ku u vra Ivanoviq, që do të thotë së pista së shqiptaret janë vrasës, sipas disa mediave serbe, është apsolutisht e pavërtetë.

Së fundi vrasja e O. Ivanoviqit duhet të kërkohet që të zbardhet nga vetë politika e Beogradit sepse ky krim është kryesisht krim politik që Beogradi e ka ba për interesat e tij, kurse Prokuroria dhe Policia shqiptare nuk kanë qasje atje. Mu për këtë arsye Beogradi insistoi me ngulm që të marrë pjesë në hetimet në Kosovë, jo për të ndihmuar në zbardhjen e rastit, por për të fshehë gjurmët e krimit të vetë.

Loading...