Ministri Majko i shpëton për një qime atentatit në Paris

NGA GJERGJ THANASI

Ministri i diasporës Pandeli Majko në krye të një shpure VIP-ash shqiptarë mori pjesë në një aktivitet në periferi të Parisit të organizuar nga Muxhahedinët Iranianë MEK, një orgnizatë kjo e kryesuar nga Madam Rajavi. Duke gjykuar nga një video 4 orë e gjatë mund të themi pa frikë që ishte një aktivitet i mrekullueshëm ku ndërthureshin teknika avangardë të Hollivudit me përvojën e përparuar koreanoveriore të mitingjeve masive në salla të mbyllura. Suksesi i VIP-ave shqiptarë të kryesuar nga ministri Majko pa dyshim ishte i garantuar. VIP-at shqiptarë realisht shkëlqyen në një takim, ku merrnin pjesë VIP-a nga 4 kontinente.

Loading...

Pasi aktiviteti u mbyll me sukses, nga kolegët belgë mësuam se ministri shqiptar Majko kishte shpëtuar si i thonë llafit për një qime nga një atentat me lëndë plasëse. Policia belge, 007-tat antiterror dhe reparti xhenjer DOVO në 29 qershor 2018 neutralizuan një tentativë për të kryer goditje terroriste me përdorimin e lëndëve palsëse gjatë aktivitetit të organizaur nga Madam Rajavi dhe organizata e saj ne Villepinte në periferi të Parisit. Antiterrori belg prangosi një cift shtetasish belgë, por iranianë etnikë. Amir S. 38 vjec dhe e shoqja Nasimeh N. 33 vjec u arrestuan afër qytezës belge Ëilrijk, ndërsa po udhëtonin me makinën e vet drejt Parisit. Në makinë u gjet rreth gjysëm kile eksploziv i fuqishëm i llojit TATP i pajisur me kapsollë, i gatshëm për t’u shpërthyer. Antiterrori belg kontrolloji gjithashtu 3 banesa në Ëilrijke, Mons dhe Uccle. Homologët francezë arrestuan një bashkëpunëtor të ciftit, ndërsa kolegët gjermanë duke gjetur një hapsirë në Konventën e Vienës të prillit të vitit 1961 ndaluan një diplomat iranian të akredituar në Austri.

Nga kolegët belgë mësojmë se për shkak të masave të lart të sigurisë ishte totalisht e pamundur të shndrrohej në objektiv të këtij atentati personalisht Madam Rajavi. Sipas belgëve, meqenëse ministri shqiptar Majko ishte shtetari më i lartë në detyrë (jo ish ministër, ish prokuror i përgjithshëm, ish drejtor FBI-je, apo kryebashkiak komune franceze me më pak se 20 000 banorë apo deputet lituanez) ka shumë të ngjarë, që ai të ishte objektivi (target) i lakmuar i një sulmi të tillë terrorist.

Humbja e Majkos zarari madh për Shqipërinë NATO-n dhe BE-në

Nëse larg qoftë terroristët do të ishin të suksesshëm jo thjesht Shqipëria, por NATO, madje edhe BE-ja do t’i ndjenin pasojat e rënda. Personalisht unë e konsideroj Mission Impossible për kryeministrin Rama të rilindë Shqipërinë në mungesë të Pandeli Majkos në kabinetin e tij. Politika evropiane padyshim do e ndjente mungesën e Majkos, i cili pa mabushur 30 vjec ishte kryeministër i Shqipërisë për koincidencë gjatë të vetmes luftë të NATO-s, që nga krijimi i saj e deri më sot. Minsitri Majko, 2 herë kryeministër, 2 herë ministër nja 5-6 herë deputet është me të vërtet një vlerë e shtuar evropiane.

Larg qoftë pas një atentati të sukseshsëm mungesa e tij do të dëmtonte rëndë sigurinë e Shqipërisë, por edhe të NATO-s. Fjala vjen ende në qarqet e NATO-s, kujtohet me nostalgji operacioni prej alkimisti “Majko-Delijorgji”, që bakrin e shndërroi në ar, kur 1000 e kusur tanke, AFV, APC dhe AVL plus nja dy mijë topa, fushorë, bregdetarë me tërheqje dhe stacionarë, topa kundërajrorë dhe antitankë i shndërroi në disa dhjetra kamioncina Benz Mercedes goxha të përdorura.

I kujtojmë lexuesit se deputeti opozitar Majko me Gjinushin, Doklen dhe Brokajn në vitin 1997 mundën “larushët” e Saliut. Në vitin 1999 Majko tashmë kryeministër edhe me kontributin modest të bombardimeve të NATO-s mundi cetnikët e Milloshevicit, duke hyrë për të mos dalë më kurrë në historinë e re të Shqipërisë.

Ende eurokratët e Brukselit nuk kanë guximin as t’i ëndërrojnë jo më t’i planifikojnë për t’i zbatuar projekte të tilla gjigande si Tuneli i Otrantos, që do lidhte me autostradë Shqipërinë me Italinë, projekt ky i propozuar zyrtarisht nga kryeminsitri Majko homologut të vet italian. Një tunel i tillë do linte në bisht Tunelin e La Manshit të ndërtuar në kohën e gjigandëve të tillë europinë si Theceri dhe Miterani. Nuk ia vlen të shkruash më gjatë për vlerat e spikatura të Pandeli Majkos, vlera këto të nivelit më të lartë euro-atlantik!

Lavdi Zotit dhe organeve ligjzbatuese belge atentati terrorist dështoi dhe ministri Majko me patjetër edhe përtej shtatorit do kontribojë për të mirën e Shqipërisë, NATO-s e padyshim edhe të vetë BE-së./

Loading...