Një Bale shkëlqeu dhe një Madrid që dështoi. Këto janë golat nga ndeshja e sotme (VIDEO)

Real Madridi ka dështuar edhe këtë javë në La Liga. Ekipi Madrilen ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Celta Vigos në ndeshjen e javës së 18-të në La Liga.

Të parët në epërsi kaluan vendasit në minutën e 33-të të ndeshjes ndërsa Gareth Bale u përgjigj me një dopietë të shpejtë në minutat 36′ dhe 38′ për të rikthyer ndeshjen në favor të ekipit Madrilen.

Loading...

Në një ndeshje ku Real Madridit nuk i shkoi mirë asgjë përvec shkëlqimit të Gareth Bale, Celta Vigo arriti që të shënojë edhe njëherë nëpërmjet Gomez në minutën e 82-të dhe për të përmbyllur ndeshjen me barazim.

Me këtë fitore Real Madridi gjendet në vendin e 4-të në renditjen e La Ligas me 32 pikë të fituara dhe me një ndeshje më pak.

Loading...