Remi, rrëfe se kush e vrau Enver Malokun!

Ambasadori O’Konell dy vjet më parë (2016) deklaronte se donte ta shihte në burg Remzi Mustafën Remin, pasi është e pamjaftueshme që njerëzve si ai tu merrej vetëm mandati i deputetit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’ia merrte mandatin pasi qe bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës së Apelit, për vuajtje të dënimit për krime lufte.

Para se ti hiqej mandate kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i bëri thirrje publike që ai ta dorëzonte vullnetarisht mandatin, që të mos i merrej. Kjo e shtyri Remzi Mustafën, Remin të reagonte me nervozizëm dhe gati me kanosje, por ndaj një njeriu shumë më të dyshimtë se vet ai – komandant Remi.

Por, tashmë heqja e mandatit të deputetit dhe reagimet publike të figurave të rëndësishme e kanë nxitur, atë që të reagojë sot edhe njëherë, duke e anashkaluar fatin e tij, dhe ndëshkimin e bërë nga gjykata dhe tash edhe nga institucionet politike. Remi tashmë e ka hedhur bombën e radhës. Ai e ka akuzuar, klanin rival në PDK, që njihet si struktura ortodokse e SHIK-ut, që ka gllabëruar çdo pjesë, dhe që tani Remi po pretendon të distancohet prej saj.

“Këtu mu në privatizimin e pronave dhe aseteve të shtetit është e gjithë mjegulla, ku bandat kriminale kanë ndërtuar me inteligjencë mekanizmin e sundimit të politikave dhe gjithë sektorëve me rëndësi për shtetin… Unë besoj se po përfundon fshehja e bandave dhe do të fitoj e mbara..!!”, ka shkruar Remi në fb (2016).

Gjithë sa thotë (këtu) Remi, është korrekte, por ai ka një obligim të veçantë, dhe tepër të madh, që të tregojë një të vërtetë të madhe për vrasjet politike. Pavarësisht që nuk është ndërlidhur emri i tij për atentatin ndaj Enver Malokut, zona ku është kryer krimi, binte, sipas përgjegjësisë së organizimit të luftës nga e majta, LPK-ja, në ‘Zonën Operative të Llapit’ (ZOLL).

Ai po ashtu do të ketë hasur jo në pak informacione gjatë këtyre viteve, të cilat do të shërbenin qartë për të plotësuar dosjen për vrasjen e Enver Malokut. Po ashtu në shumë atentate që janë kryer kanë marrë pjesë anëtar të kësaj zone ushtarake. Remi do të duhej të fokusohej që në këtë aspekt ti bëjë presion edhe Kadri Veselit, për zbardhjen e krimeve nga ky grupim, SHIK-u. Remin që tashmë e pret vuajtja e dënimit (por, që gjykatësit nuk patën guxim ta burgosin) do të duhej të tregohej më burrëror dhe të dëshmont gjithë çfarë dinë lidhur me njërin prej atentateve më të bujshme.

Enver Maloku u vra në janarin e vitit 1999, në Prishtinë, në kohën kur ai me QIK-un ishin kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për shqiptarët për informimin e shqiptarëve, por edhe për botën e interesuar për luftën në Kosovë. Maloku ishte krahu i djathtë i Rugovës dhe nga më të fuqishmit në informim në institucionet e Republikës së Kosovës.

Loading...