Rusia s’i lejon xhudistet si përfaqësuese të shtetit të Kosovës, Kuka refuzon kushtet e tyre

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka ka konfirmuar se Rusia nuk do të lejojë që Kosova të marrë pjesë si shtet në garën e Mastersit.

Rusia ka kërkuar që Kosova të mos luajë me simbolet shtetërore, por me flamur të Federatës Botërore, gjë që është hedhur poshtë kategorikisht nga Driton Kuka, transmeton Realiteti.info.

Loading...

“Mastersi pa Kosovën! Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federatës Botërore të cilën zgjedhje nuk do e pranojmë! Përfundimisht sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë erdh përgjigje zyrtare që Kosova nuk do lejohet të marr pjesë si shtet në garën ku marrin pjesë 16 më të mirët në çdo kategori”, ka shkruar Kukan ë Facebook.

Kuka më tutje ka shtuar se Nora Gjakova e Distria Krasniqi, që janë të vetmet që janë paraqitur për të marrë pjesë në Masters, po vazhdojnë të hasin në barriera politike, por kjo s’do të ndal punën e ekipit të tij.

“Më e mira e së mirës! Nora e Distria të cilat shkëlqyen këtë vit në shumë gara e së fundmi të arta në Grand Prix në Hagë nuk po lejohen të prezantojnë shtetin tonë. Heroinat tona prapë po hasin në barriera politike por ne prapë do punojmë me përkushtim ma tutje pavarësisht pengesave. Fotot triumfale nga gara e fundit në Hagë e dy koloseve tona”, ka shkruar Kuka.

Turneu i madh Masters, pritet që të mbahet më 16 e 17 dhjetor në St. Petersburg të Rusisë.

Mastersi pa Kosovën!Po kërkohet të heqim dorë në Rusi prej simboleve shtetërore që të marrim pjesë me flamur të Federat…

Posted by Driton Toni Kuka on Thursday, December 7, 2017

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *