Treni i udhëtarëve në Rumani për një qime shpëtoi nga ura e prishur si pasojë e rebeshit të shiut

Prishja e urës vetëm 10 minuta pas kalimit të trenit të udhëtarëve, parandaloi një fatkeqësi të madhe.

Ura hekurudhore u shkatërrua si pasojë e kushteve të pafavorshme të motit në Rumani.

Loading...

Si pasojë e rebeshit të furishëm dhe përmbytjeve në qytetin Brashov, përroi doli nga shtrati dhe ura hekurudhore u shkatërrua. Prishja e urës vetëm 10 minuta pas kalimit të trenit të udhëtarëve, parandaloi një fatkeqësi të madhe.

Për shkak të prishjes së urës në rrugën Harman-Buzau, transporti hekurudhor u mbyll për trafik.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rumanisë, u raportua se për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, këtë mëngjes u evakuuan më shumë se 500 njerëz në 16 provinca dhe 72 vendbanime në rajonin qendror të vendit.

Në deklaratë u tha se edhe trafiku rrugor po ashtu është prekur negativisht dhe se trafiku është ndërprerë në 10 rrugë kombëtare dhe 6 rrugë anësore.

Në anën tjetër, në deklaratën e bërë nga meteorologjia u vu në dukje se kushtet e pafavorshme të motit do të vazhdojnë deri nesër mbrëma në orën 24.00 dhe se për shkak të rebeshit, në 3 provinca është aktivizuar alarmi i kuq, ndërsa në 19 të tjera, alarmi i portokalltë.

Loading...