Daçiq Dorëzohet për Dialog, Ja çfarë thotë për Kryeministrin Kurti

Në mënyrë që të ketë progres në dialog, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se është e nevojshme të bëhet presion ndaj palës së Kosovës.

Daçiq deklaroi se “sot Prishtina nuk e dëgjon askënd”.

“As Brukselin, as SHBA-në. Politikanët shqiptarë në Prishtinë janë të ndarë. Kështu që disa janë amerikanë, të tjerë evropianë dhe i treti gjerman. Albin Kurti thuhet të jetë më shumë gjerman sesa amerikan”, tha Daçiq.

Sipas tij, grupet e punës nga të dy palët që merren me çështje teknike duhet të funksionojnë, në mënyrë që të arrihet ndonjë përparim.

“Ne do të durojmë gjithçka stoikisht, do të jemi të durueshëm dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive”, tha Daçiq.