Bëhuni Gati !! Acar i madh pritet të Vijë… Ja Detajet…

Fronti i parë do të vije sot dhe do të kushtëzojë reshje bore në shumicën e territorit të Repiblikës së Kosovës, shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Reshjet e bores në intervale të caktuara do të jenë të dendura dhe jashtëzakonisht të bukura për syrin tonë, por nuk pritet të zgjasin shumë, megjithatë presim shtresa në shumicën e territorit.

Pas kalimit të frontit reshjet do të pushojnë gradualisht dhe do të ndërpriten pastaj. Fronti i dytë na vjen nesër me reshje të reja të dendura dhe estetike bore në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore si dhe shumë pjesë të Shqipërisë.

Edhe këto reshje do të jenë vende-vende të dendura dhe shumë të bukura për syrin tonë por nuk do të zgjasin shumë.

Pra, para nesh një periudhë me reshje bore ndërsa pas frontit të nesërm pason depërtimi gradual i acarit siberik./Meteoballkan