Ja kush Pritet të jenë Dy nga Ministrat e ri në Qeverinë Kurti

Kanë mbetur pak ditë deri në përfundimin e numërimit të votave me kusht dhe diasporës, proces i cili pritet të mbaroi deri të mërkurën dhe pas kësaj edhe certifikimi i rezutateve të zgjedhjeve nga Komisioni i Zgjedhjeve i cili pritet të përfundoi fundjavën tjetër.

E subjekti fitues i këtyre zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje sipas informacioneve të medias do t’ia mësyejë e vetmuar të krijojë vet krejt institucionet.

Mandati i Qeverisë pritet të jetë Albin Kurtit kryeministër me kabinetin qeveritar, kryeparlamentar Glauk Konjufca dhe presidente Vjosa Osmani.

Derisa përmenden se ministër i Brendshëm përsëri do të rikthehet Xhelal Sfeçla, e emri i Donika Gërvallës përmendet se mund të jetë ministre e Jashtme.

Kjo pritet të ndodhë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

LVV-ja, duke parës humbjen e thellë që pësuan subjektet tjera politike dhe duke u ndier komode, assesi nuk do të bëjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër.

E nëse ky plan dështon, LVV-ja do të kërkojë shkuarje përsëri në zgjedhje, duke shpresuar se do të fitojnë edhe më shumë.

Media ka kërkuar sqarime nga zyrtarë të lartë të LVV-së e ata nga grupi i Vjosa Osmanit, të cilët zyrtarisht nuk janë deklaruar rreth këtyre matematikave.

Nga ana tjetër burime të syrit brenda LDK-së, kanë treguar se disa nga deputetët e ardhshëm kanë shpreh gatishmëri për votimin e kryeministrit me qeveri, kryeparlamentarit dhe presidentes.

Ndërsa, edhe nga PDK-ja e reformuar pritet të ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt, por që zyrtarisht pos pranimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe mos bërjes pjesë e qeverisë.

Derisa pjesë e kësaj qeverie si zakonisht me po pa dashje do të jenë minoritetet.