SKANDALOZE/ Ja çfarë pritet të Ndodhë me Votat e Diasporës

Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime, që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime.

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka treguar se deri tash, rreth 4 mijë 950 zarfe me fletëvotime janë refuzuar.

“Deri më tani nga rreth 16 800 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, janë aprovuar rreth 11 800 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzur rreth 4 950 zarfe me fletëvotime. Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme dhe tashmë i kemi bërë të ditura edhe dje”, ka theksuar Elezi.

Me trendin e verifikimit nga KQZ, rreth 30 për qind e votave nga diaspora mund të shpallen të pavlefshme.