ZVICRA VENDOSI !! Ashpërsohen Masat, Ja çfarë duhet të dinë Mërgimtarët…

Këshilli Federal në konferencën për media që filloi në orën 15.00 po paraqet vendimet e tij të shumëpritura për masat e reja, të ashpërsuara ndaj koronavirusit.

Arsyeja e ashpërsimit është varianti i mutuar i virusit nga Britania e Madhe. Meqenëse ky variant i virusit është më ngjitës se ai i njohuri, Zvicra kërcënohet nga një rritje e madhe e numrit të rasteve.

Këto janë masat e ndërmarra që posa u kumtuan në këtë konferencë e cila është duke vazhduar:

Masat e vendosura në dhjetor do të zgjaten për pesë javë të tjera. Ato hyjnë në fuqi nga 18 janari.

Restorantet si dhe objektet kulturore, sportive si dhe ato të kohës së lirë do të mbeten të mbyllura deri në fund të shkurtit.

Dyqanet dhe tregjet do të mbyllen nga e hëna, 18 janar. Dyqanet dhe tregjet që ofrojnë mallra për përdorim të përditshëm përjashtohen nga ky vendim, dmth do të vazhdojnë punën, shkruan albinfo.ch. Do të vazhdijë të jetë gjithashtu e mundur blerja me porosi.

Rregullorja që dyqanet, dyqanet e karburanteve dhe kioskat duhet të qëndrojnë të mbyllura pas orës 19:00 dhe të dielave, hiqet.
Në akivitete private mund të marrin pjesë maksimalisht pesë persona. Fëmijët llogariten gjithashtu në këtë numër.

Tubimet në hapësirat publike janë gjithashtu kufizohen në pesë persona.
Punëdhënësit janë të detyruar të rregullojnë punën nga shtëpia (Home Office) kudo që është e mundur për shkak të natyrës së aktivitetit dhe aty ku mund të zbatohet ajo me përpjekje normale.

Kur puna nga shtëpia nuk është e mundur ose vetëm pjesërisht e mundur, merren masa të mëtejshme në vendin e punës: Për të mbrojtur punonjësit brenda vendit të punës, kërkohet vënia e maskës kudo që në një dhommë ndodhet më shumë se një person, përcjell albinfo.ch. komu ikatën e Qeverisë Federale.

Mbajtja e distancës midis vendeve të punës në të njëjtën dhomë nuk është më e mjaftueshme. Për më tepër, heqja nga detyrimi për të mbajtur maskë specifikohet më saktësisht me kërkesën e Konferencës së Drejtorëve të Shëndetit dhe bazuar në përvojën që po zbatohet kërkohet një vërtetim mjekësor nga një mjek ose psikoterapist për të dëshmuar arsyet mjekësore; një certifikatë mjekësore mund të lëshohet vetëm nëse kjo tregohet për personin në fjalë.

Njerëzit në rrezik të veçantë mbrohen në mënyrë specifike. Për këtë qëllim, prezantohet e drejta për të punuar nga shtëpia ose mbrojtje ekuivalente në punë apo edhe pushimi për njerëz veçanërisht të lëndueshëm.

Për personat në rrezik në profesionet në të cilat nuk mund të zbatohen dispozitat mbrojtëse , punëdhënësi duhet të lirojë punonjësit në fjalë nga detyrimi i tyre i punës me paga të plota, transmeton albinfo.ch. Në këto raste, ka ekziston e drejta për kompensim të të ardhurave nga korona.
Në konferencën për media që po mbahet në Bernë po marrin pjesë:

Presidenti Federal Guy Parmelin, njëherësh shef i Departamentit Federal të Çështjeve Ekonomike, Edukimit dhe Kërkimit, Këshilltari Federal që mbulon shëndetësinë, Alain Berset, Këshilltari Federal i financave, Ueli Maurer, Christoph Brutschin, Shef i Departamentit për Çështje Ekonomike, Sociale dhe Mjedisore të Kantonit të Basel-Stadt dhe President i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Ekonomisë, Këshilltari kantonal Ernst Stocker, Shef i Drejtorisë së Financave të Kantonit të Cyrihut dhe Presidenti i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Financave Kantonale.

Në vazhdim të konferencës, ministrat e pranishëm dhe funksionarët tjerë po u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve lidhur me masat ndaj koronavirusit.