BEFASI/ Ky është antari më i ri në Vetëvendosje ! E mirëpret Albin Kurti…

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare janë shtuar aderimet në subjekte politike.

Lideri Vetëvendosjes, Abin Kurti ka bërë të ditur se sociologu Ardian Gola i është bashkuar partisë se drejtuar nga ai.

Kurti ka vlerësuar qëndrimin e Golës në raport me ngjarjet e së kaluarës në Kosovë duke thënë se “ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit antiligjor”.

Postimi i Kurtit:

“Ardian Gola ështe prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike.

Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar.

Përkundrazi, betejen e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen.

Mirë se erdhe Ardian!”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/