Nuk do t’a njihni, Kështu dukej Enca para Operacioneve Plastike

Enca Haxhia ka publikuar disa imazhe të shkrepura vite më parë.

Enca Haxhia ua plotësoi dëshirën fansave të saj, të cilët donin të shikonin fotografi të vjetra të saj.

Një prej fansave i kërkoi këngëtares që të postonte një fotografi të realizuar gjatë kohës kur ishte në shkollë të mesme.

Ajo dukej një vajzë e ëmbël e veshur me një bluzë blu, ndërsa flokët e saj ishin të gjata dhe kaçurrela.

Ndërsa, në një tjetër fotografi, ajo tregoi se si dukej dikur rreth moshës nëntë vjeçare.

“Isha rreth 9 vjeçe, hera e parë që u ngjita në skenë… 16 vite më parë”, ka shkruar Enca sipër atij imazhi./kosovarja