E PABESUESHME/ Ja tek cili Super Klub pritet të transferohet Futbollisti nga Gostivari, Shkodran Mustrafi

Lojtari nga Gostivari, Shkodran Mustafi mund të mos i ketë punët mirë tek Arsenali, por kjo nuk po e pengon atë të marrë oferta madje edhe nga gjigantët e futbollit evropian.

Menaxheri i futbollistit shqiptar me pasaportë gjermane, Emre Ozturk ka thënë se janë drejtuesit e gjigantit katalonas që po interesohen për Mustafin.

“Nuk jam në Barcelonë për Yusuf Demirin, por për Shkodran Mustafin e Arsenalit, të cilin e përfaqësojmë ne”, tha Ozturk për SPOX.

Marrëveshja e Mustafit me Arsenalin mbaron në fund të sezonit.