Futbollisti Shqiptar nga Maqedonia, shpallet Futbollisti i vitit në Kroaci! Urime…

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Arijan Ademi është shpallur lojtari më i mirë në Kroaci për vitin 2020, në anketën e “T-Portal” në të cilën votuan kapitenët e të gjitha skuadrave, njofton SHENJA.

Ademi në garën për më të mirin e vitit mposhti Mijo Caktash nga Hajduku dhe Franko Andrijasheviq nga Rijeka.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh kur të zgjedhin lojtar më i mirë, personat të cilët e bëjnë punën e njejtë si ti.

Ky trofe do të zë vend të rëndësishëm në mesin e të gjitha arritjeve të mia”, deklaroi Ademi pas fitoi këtë çmim.

Ndryshe në anketën e T-Portal Ademi tuboi 66 pikë nga 100 maksimalet. /SHENJA/