Tronditen fansat e Futbollit/ Humb Jetën legjendja e këtij sporti MARADONA !

Mediet në Argjentinë raportojnë se ka ndërruar jetë Diego Armando Maradona.

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Një nga futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë.

Është media argjentinas, ‘Clarin’ që raporton për humbjen e Maradonës.

Mediet në Argjentinë fillimisht raportuan për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Por, Clarin tani konfirmon ndrrimin jete te tij, në moshën 60 vjeçare.

Maradona njihet si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli. Ai në vitin 1986 ka ndihmuar Argjentinën të fitoi Kupën e Botës.