Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel.
Gjermania është sigurisht një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional është shumë e madhe.
Këtë mundësi më së miri duket se e ka shfrytëzuar Leonard Mulaku, i cili vjen nga Vushtrria, duke u zgjedhur “kancelari” më i ri praktikant, në Gjermani.
Ai është vetëm 15 vjeç dhe njihet si një ndër më të rinjtë që kanë mbajtur praktikë në zyrën e kancelares Angela Merkel.
Në rrjetet sociale, ai ka ndarë disa fotografi me liderë të ndryshëm gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel.