Apple ka konfirmuar se po zhvillon një ngjarje ‘Hi, Speed’ më 13 tetor, ku është e sigurt që do të zbulojë iPhone 12 5G. Sidoqoftë, spekulimet sugjerojnë se mund të shohim një mori njoftimesh shtesë. Ja çfarë të presësh
Apple zakonisht kur i njofton ngjarjet e saj, i pëlqen të tregohet pak mistike, sepse deri në ditën e ngjarjes, pothuajse askush nuk e di se çfarë me saktësi do të prezantohet gjatë shfaqjes.
Ndonjëherë ato janë të njohura, ndonjëherë më pak.
Moto ‘Hi, Speed’ është pothuajse me siguri një referencë në lidhjen e gjeneratës së ardhshme 5G, që do të ishte e para për gamën e iPhone-ve, ose ndonjë produkt të Apple, transmeton Telegrafi.
Katër modele të reja iPhone 12
Nëse iPhone 12 nuk shfaqet më 13 tetor, do të ishte një surprizë e madhe. Pajisja është vonuar për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Këtë vit pritet të ketë deri në katër iPhone të ri të zbuluar për herë të parë në historinë e gamës. Ata janë si më poshtë:
- iPhone 12 5,4 inç
- iPhone 12 Max 6.1 inç
- iPhone 12 Pro 6.1 inç
- iPhone 12 Pro Ma 6,7 inç
Apple tashmë ka zbuluar procesorin e saj A14 Bionic, i cili do të furnizojë pajisjet. Nuk është ende e qartë nëse të katër modelet do të mbështesin rrjetin e shpejtë 5G.